Tragjedi në Venezuelë, 7 viktima nga rrëzimi i avionit me anëtarë të fisit Yanomami
Shtatë persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë mbijetuan kur një avion i vogël u rrëzua gjatë një fluturimi drejt një komuniteti indigjen në rajonin e Amazonës, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Venezuelës.
Avioni tip Cessna C-208B u rrëzua rreth 14 kilometra larg aeroportit që i shërben qytetit Puerto Ayacucho, në jug të vendit.
Mes pasagjerëve ndodheshin edhe anëtarë të fisit indigjen Yanomami.
Sipas ushtrisë, avioni po transportonte anëtarë të komunitetit Yanomami nga fshati Parima B.
Qeveria konfirmoi se bashkëpiloti dhe gjashtë persona të tjerë humbën jetën në aksident, ndërsa kapiteni i avionit ishte mes tre të mbijetuarve, të cilët u nxorën nga rrënojat.
Avioni i rrëzuar i përkiste një njësie të forcave ajrore që ofron ndihmë logjistike për komunitetet indigjene në rajon.
Sipas autoriteteve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë me këtë njësi: një tjetër Cessna C-208B u rrëzua në nëntor të vitit 2022 gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e pesë oficerëve.

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit