Tragjedia në Indonezi, pezullohet kampionati, reagon FIFA
Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë që ndodhi në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda në botë.
Rreth 180 persona u lënduan pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj rivalëve në stadiumin e mbipopulluar të shtunën në Malang.
Rrëmuja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës për tifozët që pushtuan fushën.
Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz marshuan drejt daljeve të stadiumit Kanjuruhan, ku shumë prej tyre u mbytën.
Një dëshmitar okular ka thënë se ka parë që shumë njerëz u shkelën dhe u mbytën duke ikur, shkruan KosovaPress.
Raportet fillestare thonë se numri i të vdekurve është rreth 130, por zyrtarët më vonë njoftuan një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, me 11 të tjerë të plagosur rëndë.
FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, ka reaguar duke thënë se gazi lotsjellës nuk duhet të merret ose përdoret nga stjuardët ose policia në ndeshje.
Videot nga stadiumi tregojnë tifozët që vrapojnë në fushë pas fishkëllimës së fundit që shënoi humbjen 2-3 të skuadrës vendase dhe policia përdori gaz lotsjellës si kundërpërgjigje.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta