Tragjedia në SHBA, motrat e aktorit po mbledhin para për kujdestarinë e fëmijëve
Familjarët e Florind Belliut, kanë nisur mbledhjen e fondeve për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve të vegjël.
Anisela Zhupani, është personi që po ogranizon një GOFUNDME, i cili synon të grumbullojë një total prej 50 mijë dollarësh.
Brenda 24 orëve janë mbledhur mbi 30 mijë. Paratë thuhet se po mblidhen në emër të 2 motrave të aktorit, që në njoftim pretendohet se jetojnë në Amerikë.
“Ne nuk mund t’ja u rikthejme prindërit, por ju lutem t’i ndihmojme t’i rrisin këta 2 ëngjej që mos ju mungojë gjë dhe të marrin kujdestarinë e femijëve”, thuhet në njoftim.
Kërkesa për mbledhjen e fondeve është përkrahur dhe nga motra e Ornelës, Migena, e cila pak ditë më parë shprehu indinjatën për indiferencën ndaj vdekjes së motrës së saj dhe e quante Belliun personin që pa u shqetësuar për 2 djemtë e mitur, i mori jetën në mënyrë kriminale bashkëshortes 28-vjeçare.
Florind Belliu pak ditë më parë hodhi nga ballkoni gruan shtatzënë, Ornela Shehi dhe më pas veten. Prej kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët kanë njoftuar se do të varroset në Sharrë, të shtunën. Por nuk ka asnjë detaj mbi funeralin e Ornelës.
LEXONI GJITHASHTU
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë