Tragjedia në Vjenë, ministria e Jashtme e Kosovës: Po punojmë për kthimin e trupave të 3 viktimave
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të 3 shqiptarëve nga Kosova pas incidentit në kantierin e ndërtimit në Vjenë.
Ministria thekson se që nga marrja e informacionit, institucionet e Kosovës janë koordinuar me familjarët për të ofruar mbështetje dhe për të lehtësuar procedurat për kthimin e trupave të viktimave në Kosovë.
“Bazuar në konfirmimet zyrtare dhe në informacionet e siguruara përmes kontakteve me familjarët, deri në këto momente është konfirmuar se nga viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj me prejardhje nga Republika e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ministria shprehu ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi. Më tej shton se institucionet kosovare vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe mbeten në gatishmëri për çdo ndihmë të mëtejshme për familjarët e viktimave.
Tre në pesë të rinj të gjeneratës Z duan një votim të ri për ribashkimin e Britanisë me BE-në
Evropa nën pushtimin e të nxehtit afrikan, shkon në 18 numri i të vdekurve në Francë
Lukashenko përpiqet të mos e zhysë Bjellorusinë në luftë pas ultimatumit të Zelenskyt
- 10:15 Gjenocidi në Gaza, OKB: Forcat izraelite shënjestruan qëllimisht fëmijët palestinezë
- 10:05 Të shtëna me armë brenda në një bibliotekë në Kaliforni, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur! Arrestohet autori
- 09:55 Japonia pesëfishon tarifat e vizave, rritja e parë e çmimeve që nga viti 1978
- 09:47 Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
- 09:40 Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë
- 09:39 Rebelët Huthi përsërisin mbështetjen për Iranin dhe palestinezët