Trajneri Edoardo Reja kërkon përqendrim ndaj San Marinos
“San Marino është një skuadër që të krijon probleme”, kjo është faza që trajneri Edoardo Reja ka vënë në dukje në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës për kualifikueset e Kupës së Botës.
Tekniku italian ka kërkuar nga skuadra e tij përqendrim maksimal, për të marrë suksesin e dytë radhazi pas fitores me Hungarisë.
“Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ajo është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira, sepse janë të rrezikshëm. Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë”, u shpreh trajneri.
Elseid Hysaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinos, pasi ishte një nga mungesat në ndeshjen e fundit. Mbrojtësi është besimplotë se skuadra kuqezi ka mjaftueshëm shanse për të arritur kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”
“Kemi mundësi të kualifikohemi dhe kemi mundësi deri në fund të këtyre ndeshjeve që të shkojmë në Katar dhe duhet të jemi të karikuar për ndeshjen e radhës. Jemi një skuadër shumë e fortë dhe duhet të shkojmë në fushë me vetëbesimin që mund të bëjmë më mirë”, tha Hysaj .
Ndeshja mes Shqipërisë dhe San Marinos do të luhet të mërkurën në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta