Trajneri i Juventus shpreson ta nisë mbarë Ligën e Kampionëve

12 Shtator 2021 | 08:56

Juventus nuk e ka nisur mirë kampionatin në Itali. Në tri ndeshjet e para ka marrë një barazim me Udinesen dhe dy humbje me Empolin dhe Napolin dhe kjo situatë ka lënë shije të hidhur tek tifozët.

Por, përkundër kësaj ecurie negative, trajneri Massimiliano Allegri ka hezituar t’i fajësojë lojtarët e tij duke thënë se ata nuk kishin fat në ndeshjen ndaj Napolit.

“Unë nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për asgjë këtë mbrëmje. Ne bëmë një paraqitje më të keqe kundër Empolit, por sot për fat të keq paguam çmimin për gabimet”, tha Allegri.

Ndryshe nga Seria A, tekniku beson se Juventus do bëjë paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve.

“Shpresojmë se në mund ta fillojmë Ligën e Kampionëve në një mënyrë më të mirë sesa në Serie A. Në këtë moment, ne paguajmë një çmim të rëndë për çdo gabim, por këto momente mund të ndodhin në futboll. Ne duhet të ishim më të mprehtë”, tha ai.

Në klasifikimin e përgjithshëm Juventus renditet tetë pikë pas kryesuesve të kampionatit, Napolit, i cili në tri takimet e para ka siguruar nëntë pikë, por Allegri nuk sheh asnjë problem në këtë aspekt.

“Është një sezon i gjatë, ne duhet të ndjekim skuadrat e tjera dhe ka shumë kohë për t’u rikuperuar. Kam pasur momente më të këqija se këto. Ajo që ka rëndësi tani është e marta, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë kundër Malmos, pastaj ne kemi Milanin të dielën.”, tha Allegri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026