Trajneri i kombëtares italiane, pas emrit të Guardiolës merr formë hipoteza Andrea Pirlo
Shfaqet një emër surprizë në listën e kandidaturave për të marrë drejtimin e kombëtares italiane, Andrea Pirlo. Në fakt është një surprizë për të gjithë, por jo për ata që e kanë vendosur emrin e tij në këtë listë, Paolo Maldini dhe Leonardo.
Maldini e kishte përzgjedhur Pirlon për pankinën e Milanit në 2023, ndërsa Leonardo e donte si futbollit te Paris Saint Germaini në sezonin 2011-2012.
Pirlo është një trajner i ri me një farë eksperience; në moshën 47 vjeçare ai po drejton një skuadër në Dubai, ndërkohë që më parë ka qenë në pankinën e Juventusit, Karagumruk dhe Sampdorias. Por Maldini dhe Leonardo e duan Pirlon më shumë për faktin se ai ka njohuri të thella të planetit ‘Itali’, kurajo, ide dhe shpirt.
LISTA, NGA PEP TE CONTE— Tani është periudha e bisedimeve dhe reflektimeve në pritje të ndërmarrjes së hapit të fundit, atë të emërimit dhe në këtë kohë trativash dhe reflektimevsh, Pirlo tani ka një vend në radhë të parë. Në sfond mbeten ëndrra Guardiola(vijohet me arsyetimet se si mund të realizohet goditja Pep) si dhe kandidaturat e tjera që janë në skenë prej kohësh, ato të Antonio Contes dhe Roberto Mancinit. Brenda fundjavës, Maldini dhe Leonardo do të përcaktojnë një linjë dhe më pas topi do të jetë presidenti i FIGC, Giovanni Malago që do të thotë fjalën e tij.
Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit