Trajneri i Kombëtares së Boksit: Kemi boksierë shumë më të mirë se Florian Marku
Zef Gjoni, trajner i Kombëtares së Boksit u shpreh për Euronews Albania se në Shqipëri ka boksierë më të mirë se Florian Marku.
Gjoni u shpreh se një nivel më lartë se Marku, janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja.
“Floriani ka gjet sponsorë për t’i bërë publicitet, por ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku, në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialist, janë një nivel më lartë se Marku”, tha ai.
Teksa ka komentuar ndeshjen e ditës së djeshme që u luajt në stadiumin “Air Albania”, Gjoni tha se Marku kishte një kundërshtar të dobët duke qenë se meksikani Miguel Parra, renditet në vendin e 260 në botë.
“Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është I 30-të në Meksikë, ndërsa në botë është i 260, ku është konkurrenca, për çfarë titulli? Duhet të jetë në vendin e 1 ose të 2 e jo me të 2016. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar në cilën federatë, jam i paqartë. Nëse do të diskutohej ndeshja diku të tjetër do kishte shumë kritika”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet