Trajneri i Kosovës Bernard Challandes: Suedia është kundërshtar shumë i fortë

8 Tetor 2021 | 21:55

Një ditë para ndeshjes kundër Suedisë, përfaqësues të kombëtares së Kosovës kanë mbajtur konferencë për media.

Trajneri Bernard Challandes dhe portieri Arijanet Muric shprehen se përballja me Suedinë është e vështirë, por kanë besim të plotë se Kosova do të arrijë të marrë një rezultat pozitiv.

“Është e qartë që Suedia është një kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka konfirmuar për një kohë të gjatë ndër vite. Është një ekip që luan në mënyrë shumë fizike, është ekip shumë i fortë në aspektin fizik, por po ashtu është një ekip i fortë edhe në aspektin individual të lojtarëve dhe ka futbollistë që mund të bëjnë dallimin në çdo moment, siç janë futbollistët e repartit të tyre sulmues që janë lojtarë me të vërtetë me cilësi të larta dhe mund të bëjnë dallimin brenda një skuadre”, tha Challandes.

Portieri Muric theksoi që në ndeshjen e nesërme të dy kombëtaret do ta kenë shumë të vështirë që të marrin pikët e plota.

“Mezi po presim që të fillojmë një ndeshje siç është kjo e nesërmja. Do të jetë shumë e vështirë për të dyja skuadrat për të marrë tre pikë në përballjen e nesërme, nuk do të jetë e lehtë për asnjërën prej ekipeve”, tha Muric.

Kombëtarja e Kosovës do luajë në transfertë në stadiumin “Friends Arena” kundër Suedisë, takim ky që është i vlefshëm për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja “Dardane” ndodhet në Grupin B, brenda të cilit janë Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia. Kosova udhëtimin e saj në këto eliminatore e mbyllin më 14 nëntor 2021 në transfertën me Greqinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026