Rëndohet gjendja e Skënder Gegës, trajneri i Kukësit dërgohet për mjekim në Turqi

25 Nëntor 2020 | 09:27

Klubi i futbollit të Kukësit njoftoi paraditen e sotme se gjendja shëndetësore e trajnerit të saj Skënder Gega, i infektuar nga COVID-19, është rënduar ndjeshëm gjë që e ka bërë të nevojshme dërgimin e tij për trajtim në Turqi.

“Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit,” – tha klubi i Kukësit përmes një postimi në Facebook.

Më 12 nëntor Gega, 57 vjeç, u raportua se qe infektuar me COVID-19.

Katër muaj më parë ai nënshkroi për klubin verilindor rikthimin në drejtimin e një skuadre në Superligë pas përvojës në Jordani me Al-Faisaly Ammanin.

Gega, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe ekipet zinxhire të përfaqësueses shqiptare të futbollit, korri sukses me Partizanin ku në sezonin 2018-2019 arriti ta rishpallte kampione pas 26 vitesh.

 

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 ‘pushton’ skuadrën e Kukësit, 3 pjesëtarë të tjerë të infektuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026