Trajneri Reja optimist: Takimi me Bjellorusinë një finale më vete
Shqipëria kërkon vendin e parë në grupin katër të Ligës C të Nations League, por për ta arritur duhet të marrë maksimumin ndaj Bjellorusisë, që momentalisht ndodhet në krye.
Fitoret me Kosovën dhe Kazakistanin kanë rritur entuziazmi në skuadër, që ka besimin maksimal që do të arrihet objektivi i deklaruar që në momentin kur u ndanë grupet. Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja është optimist për të marrë një sukses të shumëdëshiruar.
“Presioni është pjesë e futbollit, të jep forcë ndonjëherë. Ne kemi cilësinë e duhur. Jam i bindur se ne do të bëjmë një ndeshje të mirë. Nuk duhet të bëjmë gabime dhe të nxitohemi, duhet të ruajmë ekuilibrat dhe tw jemi tw sigurt në fushën e lojës. Ndeshjet zgjasin 90 minuta”, tha ai.
Sa i takon formacionit, italiani paralajmëron se nuk do të ketë ndryshime, për sa kohë skuadra u përgjigj mirë në takimin e fundit.
Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam tre lojtarë të gatshëm dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka”, shtoi Reja.
Në anën tjetër kapiteni Etrit Berisha beson tek cilësia e skuadrës dhe është besimplotë për suksesin ndaj bjellorusëve.
“E dimë se duhet vetëm të fitojmë dhe nuk bëjmë llogari të tjera. Kualitetin e kemi dhe duhet të jemi të qetë e të presim momentin e duhur. Kemi kualitet më shumë se të gjitha ekipet e tjera, diçka që duhet ta shfrytëzojmë. Duhet të futemi të qetë dhe të fitojmë ndeshjen. Do luajmë dhe në shtëpi dhe të gjithë çunat janë të vetëdijshëm që duhet të japin maksimumin”, theksoi Berisha.
Në rast të një suksesi të mërkurën, Shqipëria do të ngjitet në Ligën B në edicionin e ardhshëm, si dhe do të arkëtojë një shumë afro 1 milion euro.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta