Shoqatat e transportit publik në protestë për ndihmë nga shteti
Punonjësit e transportit publik kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Me pankarta në duar ku kërkojnë ndihmë financiare për të ushqyer familjet, punonjës të sektorit të transportit, të mbështetur edhe nga qytetarë të ndryshëm, i bëjnë thirrje për ndihmë shtetit që ky sektor të rifillojë punën.
Duke qene se grumbullimet nuk lejohen, pas urdhrit të nxjerrë nga kryeministri një ditë më parë, policia shkoi për t’i larguar çka krijoi një moment tensioni, por protesta vijoi sërish teksa punonjësit e transportit publik marshuan drejt Ministrisë së Financave.
Ndërkohë, shoqatat i kanë shtuar 4 kërkesave të tyre dhe 1 pikë tjetër, atë të pagës shtesë, për shkak të shtyrjes së afatit të nisjes së transportit publik në vend.
Në 4 kërkesat e tjera, shoqatat e transportit kërkojnë që të hiqet akciza për naftën dhe taksat për karburantin, ashtu si për sektorin e peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
Po ashtu, kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese, por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.
Kujtojmë që transporti publik në vend është pezulluar që prej 12 marsit, ndërsa, ende e paqartë se kur do rinisë aktivitetin ky sektor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta