Transportit publik ende i paralizuar, shoqatat: Protokolli i sigurisë anti-COVID është i pazbatueshëm

15 Qershor 2020 | 06:01

Sektori i transportit mund të konsiderohet më i godituri nga kriza, pasi vazhdon të jetë ende i paralizuar dhe humbjet janë në rritje.

Për periudhën mars-prill-maj, humbjet për transportin urban ishin 9 milionë euro siç pohuan më herët përfaqësues të shoqatës të transportit. Efektet e krizës janë shtrirë edhe te transporti ndërqytetas, i cili ka paralajmëruar falimentim të operatorëve nëse qeveria nuk ju mundëson lehtësi fiskale.

Për shkak të krizës, kompani me eksperiencë në tregun e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, janë duke mbyllur aktivitetin.

Transporti, informacioni dhe komunikacioni gjeneron vende pune për 38 mijë persona, nga të cilat 14 mijë janë vetëm në transport, që muajt e fundit ka qenë tërësisht i paralizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026