Transportoi emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 29-vjeçari
Në kuadër të operacionit policor “Perimetri” një shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar.
Ai transportoi emigrant të paligjshëm dhe nuk ju bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.
Për Edjan Bratën, 29 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, u vu masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Më datë 11.09.2020, në hyrje të qytetit të Pogradecit, shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të grumbulluara dhe dyshimeve se një shtetas me mjetin tip “Benz” po transportonte emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, i kanë bërë me shenjë këtij shtetasi të ndalonte, por ky i fundit nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi dhe duke braktisur mjetin të cilin drejtonte në fshatin Hudënisht, brenda të cilit u gjet një emigrant i paligjshëm që kundrejt shpërblimit prej 60 Euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së,” – thuhet në deklaratën e Policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta