Transportonin bombola me freon nga Shqipëria, arrestohen 7 persona në Greqi
Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale me shumë anëtarë që importonte dhe trafikonte në mënyrë të paligjshme bombola me freon – gaz jo i djegshëm që përdoret si ftohës në kondicionera- nga Shqipëria në Greqi.
Operacioni policor u zhvillua të mërkurën në zona të Kosturit dhe u arrestuan gjithsej 7 persona, të moshës midis 38 dhe 66 vjeç. Ata importonin në mënyrë të paligjshme bombolat dhe i trafikonin ato përmes një rrjeti të organizuar shpërndarjeje.
Një burrë 53-vjeçar u identifikua si një nga drejtuesit e grupit që organizoi importin e paligjshëm të shisheve nga jashtë dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Një burrë 70-vjeçar, pronar i një kompanie transporti, kryente shpërndarjen e tyre të mëtejshme në zona të ndryshme të Greqisë.
Fillimisht, policia lokalizoi një kamion me drejtues një 38-vjeçar dhe një makinë. Gjatë kontrollit në zonën e ngarkimit të kamionit u gjetën dhe u konfiskuan 226 shishe metalike me freon me peshë totale 2.5 ton, me vlerë afërsisht 101,500 euro. Makina vepronte në një rol mbështetës, duke ndihmuar në transportin e sigurt të ngarkesës së paligjshme.
Banda fillimisht importonte shishe me ftohës të paligjshëm nga Shqipëria në Greqi dhe anëtarët e saj i mblidhnin dhe i fshihnin përkohësisht pranë kufirit greko-shqiptar, në një vend të menaxhuar nga një 66-vjeçar. Më pas ato transferoheshin në një biznes në pronësi të një 40-vjeçari në zonën e Kastorias, e cila kryente shpërndarjen e tyre të mëtejshme në zona të tjera.
Hetimi zbuloi se edhe 220 shishe të tjera me freon ishin importuar ilegalisht nga Shqipëria nga e njëjta organizatë kriminale, të cilat ishin transportuar në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën metodologji në kompaninë e transportit në zonën e Selanikut. Vlera totale tregtare e shisheve të paligjshme të sekuestruara vlerësohet të jetë të paktën 494,500 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje