Trazohet klima politike në Kosovë, Kurti kalon nga Presidenti te vota emigrantëve
Një veprim i papritur i Albin Kurtit, ka trazuar pasditen politike në Kosovë. Nga zyrat e Qeverisë në Kuvend kanë mbërritur propozimet sa i përket Ligjit për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, që t’i mundësohet diasporës votimi në ambasada dhe në konsullata.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se si sipas kërkesës së Kuvendit i kanë përgatitur opinionin për vlerësimin e ndikimit buxhetor, por disa ndryshime që mundësojnë dhe lehtësojnë pjesëmarrjen e diasporës në procese zgjedhore.
“Ky Projektligj për Zgjedhjet e përgjithshme […] nuk është i ri, ai është gjë që është iniciuar edhe në legjislaturën e gjashtë, pat vazhduar edhe në legjislaturën e shtatë ku është përkrahur miratimi i tij dhe tani ne po e miratojmë në qeveri për ta proceduar më tej për miratim në Kuvend. Ky projektligj është në funksion të garantimit të të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës edhe siç e dimë e mundëson votimin e bashkatdhetarëve në ambasada dhe konsullata të Republikës duke ua krijuar mundësinë për pjesëmarrje më të lehtë në procesin zgjedhor duke filluar që nga zgjedhjet e ardhshme,” – tha ai.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme nga të gjitha partitë politike. Kryesia e Lidhjes Demokratike, pas një mbledhje të shpejtë ka dalë me reagime kërcënuese. Në një deklaratë për media kryetari Lumir Abdixhiku u shpreh se kryeministr Kurti me veprimet e sotme ka treguar se nuk ka interesim që Vjosa Osmani të votohet për presidente. Kreu i LDK-së ka theksuar se nëse nuk tërhiqet ligji atëherë Kurti e dërgon vendin në zgjedhje të reja.
“I bëj thirrje kryeministrit që të tërheq sepse me një tërheqje të tillë i lë hapësirë konstruktivitetit që ja kemi dëshmuar, shfaqur e marrë si vendim këtu në LDK. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë kryeministri Kurti dëshiron të shkojë në zgjehdje me qëllim dhe të provojë krizë institucionale në vend […]Nëse nuk tërhiqet ky ligj atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje,” – u shpreh Abdixhiku.
Si një iniciativë të ngutshme e ka cilësuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës projektligjin e paraqitur nga Qeveria Kurti. Madje shefi i Grupit Paralmentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka vazhduar me tej, duke e quajtur rrëshqitje në totalitarizëm.
“Ajo që dua të them për qytetarët është që vetëm në sisteme totalitare, në sisteme ku ka deficite serioze të demokracisë, nxjerrët për amandamentim një ligj i cili rregullon të drejtën themelore për të qenë i zgjedhur. Për ne është plotësisht e papranueshme që në rrethana të që nuk është aspak prioritet ballafaqohet Kuvendi dhe partitë politike me një ndryshim të tillë. Kjo e konfirmim konstatimin tonë që ndjenja e totalitarizmit, arroganca e numrave nuk ishte veç një deklarim i yni por po vërtetohet sot,” – tha Tahiri.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta