Tre anije të tjera me grurë do të nisen nga portet e Ukrainës
4 Gusht 2022 |
22:29
Ministria turke e Mbrojtjes deklaroi se tri anije të mbushura me drithëra do të nisen nga portet e Detit të Zi në Ukrainë më 5 gusht.
“Planifikohet që edhe tri anije të largohen nga Ukraina nesër”, tha ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Hakar u shpreh se edhe një anije pa ngarkesë pritet të niset drejt Ukrainës, pasi aktualisht po inspektohet në Stamboll.
Ai ka zhvilluar bisedime me ministrat e Mbrojtjes dhe Infrastrukturës së Ukrainës lidhur me situatën rreth dërgesave të drithërave.
Ky njoftim vjen një ditë pasi anija e parë kaloi Stambollin qëkur marrëveshja për eksportin e drithërave u arrit. Anija u nis nga porti ukrainas i Odesës më 1 gusht dhe ka për destinacion portin libanez të Tripolit.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete