Tre muaj nën pushtetin e borës, hapet rruga në fshatin Panarit, banorët fajësojnë pushtetin lokal

6 Prill 2021 | 09:28

Ky që lamë pas ishte një dimër i egër për banorët e fshatit Panarit në Korçë, ku për rreth tre muaj kanë qenë të bllokuar nga bora.

Euronews Albania ka qenë dëshmitar i këtyre vështirësive, pasi i ka vizituar këta banorë teksa ishin në izolim. Ndërkohë që këtë herë, borëpastrueset, vetëm pas tre muajsh kanë bërë të mundur hapjen e rrugës që lidh fshatin e Shtyllës me atë të Panaritit.

Banorët shprehen se ka qenë një izolim i vështirë, madje shumë familjeve kohët e fundit u mbaruan edhe furnizimet ushqimore.

“Ky ka qenë një izolim tepër i gjatë. Me vështirësi të mëdha, madje dhe kohët e fundit shumë familje mbeten e pa furnizime. Pushtetit lokal dhe tëra me radhë nuk duhet ta lënë në harresë pasi dhe këtu jetojnë njerëz,” – u shpreh Emin Demko, banor i zonës.

“Izolimi ka vështirësitë e veta për një fshat të largët, larg qendrës urbane, larg Korçës që ka krijuar vështirësi në furnizimin me ushqime apo qoftë dhe medikamente,” – tha Spartak Laze, një tjetër banor i cili vuajti izolimin e këtij dimri në Panarit.

Ndërkaq, Faslli Hoxha tha se kjo ka qenë periudha më e vështirë që kanë kaluar ndonjëherë banorët e fshatit.

“Shumë keq kemi kaluar. Me të keq. Ndaç nga doktori, nga të tëra. Aq më keq që është edhe kjo sëmundja, këtu s’ka një ndihmë një ilaç, asgjë fare. Fajin motit ja ve, edhe qeveria s’ka ç’bën,” – tha ia.

E vetmja gjë që banorët kërkojnë për vitet e tjera është një borëpastruese e cila të jetë në gatishmëri apo krijimi i një rruge tjetër opsionale me fshatrat përreth, ku mund të lëvizin në këmbë në raste urgjencash.

“Pushteti lokal duhet të ketë një mjetin e tij. Për raste emergjencash. Korça është zonë malore. Vithkuqi, Panariti, Lekasi, Shemtiri, Trebinja duhet të kenë mjetet e tyre që në raste emergjecash të hapen. Jo të bëhet mal me dëborë e s’ke nga i vjen vërdallë,” – tha Demko.

Për Lazen ky dimër duhet të shërbejë si mësim si për banorët ashtu dhe për institucionet vendimarrëse dhe Bashkinë.

“ E them këtë pasi kur TAP-i ka qenë ne terren, qoftë njerëzit qoftë bashkia e kanë pasur me të lehtë për shkak të mirëmbajtjes që i është bërë këtij aksi nga TAP-i. Ndërsa tani, në mungesë të TAP-it dimri i fundit tregoi se edhe nga bashkia kishte vërtet vështirësi për menaxhimin e kësaj situate. Prandaj duhet marrë një mendësi tjetër, duhet parë ndryshe, organizimi në bazë njësive administrative, duhet hapur rruga pas çdo dëbore pasi nëse dëbora e dytë zë të parën në atë lartësi e bën të pamundur hapjen e këtij aksi,” – u shpreh ai.

Mirëpo pushteti lokal thotë se është e pamundur të bëhet hapja e vazhdueshme e kësaj rruge për shkak të borës se madhe dhe është e papërballueshme ekonomikisht për Bashkinë e Korçës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026