Tre persona grabisin me armë shtëpinë e futbollistit të Romës, detyrohet të hapë kasafortën

16 Prill 2021 | 16:58

Futbollisti i Romës, Chris Smalling dhe familja e tij ra pre e një grabitje me armë mëngjesin e së premtes.

Mediat italiane raportuan duke cituar burime pranë klubit se shtatlarti nuk u paraqit mëngjesin e sotëm në stërvitje për shkak se tre persona të armatosur i mësynë shtëpinë në kryeqytetin italian duke i grabitur sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit teksa policia ka nisur menjëherë hetimet. Prokuroria tha se grabitësit dyshohet të kenë qenë italianë. Mediat lokale thonë se futbollisti dhe familja e tij u detyruan nën kërcënimin e armëve që të hapnin kasafortat në të cilat mbanin sende me vlerë si ora, bizhuteri apo para.

Smalling nuk udhëtoi me skuadrën e Romës në Holandë të enjten, pasi është i lënduar në gju. Ai e pa ndeshjen me Ajax-in e vlefshme për çerekfinalet e Europa League me familjen në shtëpi.

Ish-shoku i tij i skuadrës, sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ndau në rrjetet sociale një postim mbështetës, në të cilin tha se i qëndron afër dhe shpreson që kjo situatë “të kalojë sa më shpejt”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026