Tre të akuzuar në lidhje me vdekjen e këngëtarit Liam Payne

8 Nëntor 2024 | 09:51

Tre persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të One Direction, Liam Payne, kanë thënë autoritetet argjentinase.

Këngëtari vdiq më 16 tetor pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires.

Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese të Argjentinës tha se një person që kishte shoqëruar Payne akuzohet “braktisja e një personi të ndjekur nga vdekja”.

Një punonjës hoteli dhe një person i tretë janë akuzuar edhe për furnizim me drogë.

Payne, 31 vjeç, baba i një fëmije, ishte një nga emrat më të njohur të pop-it pasi u shfaq në The X Factor dhe u ngrit në famë me grupin One Direction në vitet 2010.

Autoritetet argjentinase kanë hetuar ditët e fundit të Payne në hotelin CasaSur.

Pas vdekjes së këngëtarit, policia gjeti substanca në dhomën e tij të hotelit si dhe objekte e mobilie të shkatërruara. Stafi i hotelit kishte bërë dy telefonata në shërbimet e urgjencës duke thënë se ata kishin një mysafir që kishte marrë “shumë drogë dhe alkool” dhe ishte “duke hedhur poshtë të gjithë dhomën”, u raportua më parë.

Të enjten, zyra e prokurorit publik tha se testet toksikologjike zbuluan gjurmë alkooli, kokaine dhe një antidepresant me recetë në trupin e tij.

Nga ekspertiza pas vdekjes u konstatua shkaku i vdekjes së tij si “trauma e shumëfishtë” dhe “hemorragji e brendshme dhe e jashtme” si pasojë e rënies nga ballkoni i hotelit.

Sipas zyrës së prokurorit, raportet mjekësore sugjeruan gjithashtu se Payne mund të kishte rënë në një gjendje gjysmë ose totalisht pa ndjenja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026