Tre viktima, 132 raste të reja dhe 95 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë raportoi të hënën se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 3 pacientë me COVID-19, 132 persona të tjerë u diagnostikuan pozitivë ndërkohë që 95 të tjerë mundën të shëroheshin nga virusi.
Marjeta Dervishi përfaqësuese e Institutit të Shëndetit Publik, deklaroi se vktimat ishin 58, 63 dhe 66 vjeç nga Tirana, Lushnja dhe Fieri, ndërkohë që në spital mbeten 185 pacientë, prej të cilëve 16 janë në terapi intensive.
Dervishi u shpreh se gjatë 24-orëve ishin kryer 824 teste, prej së cilave rezultuan të prekur 132 persona (pozitiviteti 16 për qind).
Prej diagnostikimit të rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri, janë kryer 86,378 teste, nga të cilat 13,391 persona kanë rezultuar të prekur (pozitiviteti 15.5 për qind).
Nga të infektuarit, 7,629 kanë mundur të shërohen, 5,382 mbeten ende mbartës ndërsa 380 nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.
Tirana mbetet qarku me më shumë raste dhe viktima të raportuara.
Qarku i kryeqytetit ka pasur deri më sot 2,632 raste dhe 180 viktima. Më pas vijnë Durrësi me 591 raste dhe 46 viktima, Shkodra 391 raste dhe 40 viktima dhe Elbasani me 318 raste dhe 26 viktima.
Lexoni gjithashtu:
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino infektohet nga Covid-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta