Tre viktima dhe 149 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

17 Prill 2021 | 19:28

Tre pacientë me COVID-19 humbën jetën të shtunën, ndërsa 149 persona të tjerë u diagnostikuan të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se viktimat ishin të moshave 62-87 vjeç nga Tirana, Librazhdi dhe Përmeti. Këhstu totali i viktimave shkon në 2,340.

Ministria tha se gjatë 24 orëve janë kryer 2,886 teste, prej të cilave rezultuan pozitivë 149 persona – pozitiviteti 5.1%.

Në spitale mbeten të shtruar 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë ministria raportoi si të shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026