Treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë? Kryeministri Rama thotë se anon nga bashkëpunimi rajonal

12 Prill 2021 | 22:58

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në emisionin “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania tha se Shqipëria dhe Kosova kanë intensifikuar bashkëpunimet e tyre në disa sektorë, por pavarësisht kësaj, ai mendon se duhet bërë më shumë.

Sipas kryeministrit, të dyja vendet kanë hapësira të shumta, për të bashkëpunuar për zhvillimin e ekonomisë së tyre.

“Të njëjtat gjëra janë. Heqja e barrierave jo-tarifore, lehtësimi i lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit, shërbimeve. Është bërë goxha, por mund të bëhet shumë më tepër kjo nuk diskutohet. Unë nuk dua të bëj komente për të krijuar keqkuptime. Mendoj që ka qenë shumë në fokus një periudhë, pastaj ka dalë nga fokusi për një periudhë tjetër, jo nga ana jonë, por edhe për arsyet e tyre”, tha ai.

Pyetur nga gazetari Neritan Sejamini nëse kryeministri e mbështet krijimin e një tregu të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, z. Rama u shpreh se tregu potencial në Ballkanin Perëndimor është më i gjerë se kaq, dhe kjo tha ai është bindje personale.

“Ka shumë hapësirë për t’u integruar, por unë insistoj që tregu i madh potencial këtu është i gjithë rajoni, nuk është vetëm tregu Kosovë-Shqipëri, por është i gjithë rajoni. Kjo është bindja ime”, shtoi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër figurat politike shqiptare, i cili e ka mbështetur publikisht krijimin e “Mini-Shengenit Ballkanik”. Ai ka pohuar se ky proces do krijonte lehtësira të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021