Treg i zi bombolash oksigjeni në Indi, shkak shtimi i rasteve me COVID-19
Në Indi, numri i viktimave nga COVID-19 ka kaluar shifrën e 200,000 personave. Kjo gjë ka ngjallur panik të jashtëzakonshëm në popullatë, duke bërë që të krijohet një treg ilegal për blerjen e bombolave e oksigjenit.
Spitalet kanë mungesë bombolash oksigjeni, shtretërish, ventilatorësh dhe ambulancash, gjë që është reflektuar edhe në rritjen e numrit ditor të viktimave gjatë tri javëve të fundit.
Ministria e shëndetësisë në vend, raportoi të mërkurën për 3,293 vdekje gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin total të vdekjeve në Indi në 201,187.
India renditet e katërta për numrin e viktimave nga COVID-19 pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Meksikës.
Media lokale ka raportuar mospërputhje midis shifrave zyrtare të të vdekurve dhe numrit aktual të trupave në krematoriumet dhe varrezat.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër