Tri kabinete në 18 muaj, dialogu Kosovë-Serbi mbetet i pazgjidhur

7 Janar 2021 | 15:48

Kosova ndërroi tri qeveri, mbeti pa president e pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme. Të gjitha në harkun kohor prej një viti e gjysmë, nga zgjedhjet e tetorit 2019. Por a ishin të nevojshme këto zgjedhje?

 “Është një rilegjitimim që duhet t’u bëhet subjekteve politike dhe atyre që kanë vota për të qenë në pushtet dhe në anën tjetër është çështja e Presidentit që hiqet nga rendi i ditës si opsion për pazare politike apo të një krize të re të pas zgjedhjeve që mund të sjellë moszgjedhja e Presidentit”, tha Fidan Rama, analist politik

Qeveria e re pritet të marrë kohë që të krijohet. Që nga viti 2001 kur janë mbajtur zgjedhjet e para në liri, Kosova ka pasur 6 kryeministra në gjithsej tetë mandate. Qeverinë e re, kurdo që të ndodhë e nga kushdo që të formohet, e presin probleme të mëdha. Ekonomia e dëmtuar si pasoj e pandemisë, zgjedhja e presidentit të ri, e mbi të gjitha, procesi i dialogut me Serbinë.

 “Kur po flasim për zgjedhje, është ideja e dialogut që na pret me Serbinë, pavarësisht që liderët kryesorë janë në Hagë, por çështja e dialogut nuk do të ndalet. Unë besoj se me konsolidimin e administratës Biden, do të jetë prapë presion qoftë nga BE, qoftë edhe nga Uashingtoni që dialogu të vazhdojë e Prishtina e Beogradi të arrijnë sa më shpejtë një marrëveshje politike”, shton analisti Rama.

Në fakt, procesi i dialogut me Serbinë vlerësohet se ka rrëzuar disa prej Qeverive, si pasojë e mospajtimeve brenda partive të koalicionit. Ndërkohë, procesi ka filluar në vitin 2011.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026