Tri viktima nga Covid-19 në Kosovë, bie ndjeshëm numri i rasteve aktive
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 34 raste pozitive me Covid-19, ndërsa tre pacientë kanë humbur jetën. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri ditën e sotme janë kryer 71 356 teste të dyshuara, prej të cilave 15 889 qytetarët janë infektuar. Autoritetet shëndetësore të Kosovës theksojnë se deri tani kanë humbur jetën 635 pacientë, shumica e të cilëve kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203’, thekson IKSHPK-ja.
Rastet pozitive në Kosovë:
Komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta