Tritol për herë të katërt banesës në Fushë-Krujë, shoqërohen disa shtetas të dyshuar

19 Prill 2021 | 08:06

Një shpërthim me tritol alarmoi mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Halil të rrethit Krujë.

Për herë të katërt banesës së shtetasit Arben Pëllumbi iu vendos lëndë eksplozive, ndërsa fatmirësisht gjatë momentit të shpërthimit, në banesë nuk kishte njeri.

Nga shpërthimi i fuqishëm ku mendohet të jetë përdorur një sasi e konsiderueshme tritoli, janë dëmtuar edhe banesat e tjera të fshatit.

Policia thotë se ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026