Tritoli në Tiranë, pronar i marketit babai i dy të rinjve të shpallur në kërkim për plagosjen e policit në Shkozë

25 Maj 2026 | 11:16

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar rreth orës 04:15 në një market në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në Tiranë. Mësohet se marketi është në pronësi të Lulzim Likës, baba i dy të rinjve të shpallur në kërkim që plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku pak ditë më parë në Shkozë.

Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me plagosjen. 33-vjeçari, Aldo Lika dhe 22-vjeçari, Ali Lika më 17 maj kanë qëlluar me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të 31-vjeçarit Kejdi Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij së bashku me Kumarakun dhe një person tjetër.

Nga të shtënat është plagosur aksidentalisht në këmbë Kumaraku. Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi  Kejdi Spajën, pasi rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga gjykata për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjithashtu pezulloi menjëherë nga detyra efektivin Kumaraku. Ndaj tij, është nisur edhe një hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, pasi dyshohet se është shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë dhe nuk ka njoftuar strukturat policore për rastin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026