Troje, apartamente dhe aksione, Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të një të dënuari për drogë

21 Prill 2026 | 11:18

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Arjan Hyka dhe personave të lidhur me të.

Hyka rezulton i dënuar në Itali për trafik droge ndërsa sipas hetimeve, pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë krijuar nga një shumë prej rreth 100 milionë lekësh, e deklaruar si investim në një shoqëri tregtare, por që nuk justifikohet me burime të ligjshme. Kjo shumë dyshohet se ka shërbyer për krijimin dhe zgjerimin e disa kompanive të tjera, duke ndërtuar një cikël investimesh me origjinë të paligjshme.

Prokuroria thotë se janë konstatuar edhe veprime fiktive dhe transaksione në cash jashtë sistemit bankar, me qëllim fshehjen e burimit të fondeve. Një pjesë e parave, sipas hetimeve, dyshohet se vjen nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Në përfundim të hetimit pasuror, Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e:

  • 5 apartamenteve në Fier, Tiranë dhe Vlorë
  • 2 njësive shërbimi në Tiranë dhe Vlorë
  • 16.719 m² tokë arë në Fier
  • Kuotave të 5 shoqërive tregtare të lidhura me hetimin
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026