Trudeau thotë se do të bllokojë llogaritë bankare të protestuesve
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka fuqizuar Aktin për Emergjenca, në mënyrë që të ndalojë protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm për coronavirus.
Trudeau ka thënë se periudha e zbatimit të masave do të jetë e kufizuar, e arsyeshme dhe nuk do të ketë angazhim të ushtrisë.
Pa nevojën e urdhrit të gjykatës, bankat do të mund të bllokojnë llogaritë bankare të secilit person të lidhur me protesta.
“Kjo gjë po bëhet për të mbajtur kanadezët të sigurt dhe për të mbrojtur vendet e punës”, ka thënë Trudeau në një konferencë për media.

Ai ka thënë se policisë do t’i jepet më shumë kompetencë për të burgosur apo ndëshkuar protestuesit, në mënyrë që të mbrohet infrastruktura kritike.
Qindra protestues vazhdojnë të shihen nëpër rrugët e kryeqytetit kanadez, Otav.
Të dielën, policia ka larguar protestuesit nga një urë për të lejuar kalimet tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, pas bllokadës njëjavore.
Ndonëse në fillim protestat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve, ato më pas janë zgjeruar si sfidë më e madhe për të gjitha kufizimet tjera për luftim të pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë