Trump bën thirrje për krijimin e një standardi ndërkombëtar mbi përdorimin e forcës nga policia
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpalosur planin e tij të parë konkret për të adresuar zemërimin mbarëkombëtar mbi dhunën policore dhe racizmin sistematik të forcave ligjzbatuese ndaj personave me ngjyrë, duke thënë se do të ndjekë një standard ndërkombëtar për dhunën e ushtruar nga policia.
Duke diskutuar mbi këtë temë në Dallas gjatë së enjtes, Trump tha propozimi i urdhrit të tij ekzekutiv do të inkurajonte “departamentet e policisë në mbarë vendin që t’i përmbaheshin standardeve më profesionale për ushtrimin e forcës”.
Kjo lëvizje është përgjigja e parë e Trump ndaj zemëratës së gjerë publike që pushtoi Shtetet e Bashkuara pas vdekjes së George Floyd në duart e oficerëve të policisë së Minesotës.
Megjithatë, presidenti zbardhi shumë pak detaje nga plani i tij dhe akuzoi demokratët se po i jepnin një “ngjyrim jo të drejtë figurës policore”. Ai pranoi se disa prej tyre janë “problematikë” por u zotua se do të “përkujdesej për policinë amerikanë”.
“Duhet të punojmë së bashku për të luftuar fanatizmin dhe paragjykimet kudo që ato shfaqen”, tha Trump.
“Por nuk të ecim përpara dhe të shërojmë plagët duke fajësuar dhjetëra miliona amerikanë të pafajshëm si racistë apo fanatik”.
Ai shtoi se administrata e tij do të punojë intensivisht për zhvillimin ekonomik të komuniteteve minoritare dhe luftën kundër pabarazive në sistemin e shëndetësisë.
Që nga vdekja e Floyd, ka pasur një numër të lartë qytetarësh amerikanë që kanë bërë thirrje për reforma në polici për të adresuar mënyrën sesi ata trajtojnë personat me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara.
Lexoni gjithashtu
Protestuesit në Boston dhe Virxhinia shkatërrojnë statujën e Christopher Columbus
‘Ndaloni dhimbjen’. Vëllai i Floyd në Kongres: Miratoni reformën në polici
Protestat nuk ndalen. Siatëll, kërkohet reformimi i policisë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West