Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

5 Korrik 2026 | 13:56

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kishte zhvilluar një “bisedë shumë të mirë” me Trump, gjatë të cilës, përveç urimeve për 250-vjetorin e pavarësisë, u diskutua edhe për situatën në vijat e frontit.

Zelensky theksoi se ka një “perspektivë reale” për t’i dhënë fund konfliktit dhe se Trump kishte rënë dakord për të vijuar bisedimet gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, nga data 7 deri më 8 korrik.

Nga ana tjetër, edhe Kremlini konfirmoi se presidenti Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan.

Këshilltari i presidentit, Yuri Ushakov saktësoi se gjatë bisedës që zgjati 1 orë e 25 minuta, Putin e uroi Trump për festën.

“Natyrisht, presidenti preku edhe çështjen e territoreve ukrainase, edhe në prag të pjesëmarrjes së ardhshme të Trump në samitin e NATO-s në Turqi”, tha Ushakov.

Ai shtoi se Trump kishte riafirmuar gatishmërinë e tij për të lehtësuar fundin sa më parë të armiqësive dhe për të kërkuar zgjidhje për të tejkaluar krizën.

Bisedat telefonike u zhvilluan pak ditë pasi një sulm madhor rus në Kiev vrau të paktën 30 persona dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë. Ndërsa mbrëmjen e së premtes, forcat ukrainase kryen sulmet e tyre ndaj infrastrukturës së naftës në afërsi të Shën Pjetërburgut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026