Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
Zjarri i rënë mbrëmjen e së premtes në malin e Shëngjinit, pranë lagjes “Sakë”, është shuar plotësisht. Operacioni përfundoi pas 24 orësh luftë me flakët, ku u angazhuan 6 automjete zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja u mbështet edhe nga ajri me helikopter.
Pavarësisht terrenit të vështirë dhe erës së fortë, puna e forcave në terren rezultoi efektive. Ndërkohë, zjarri që përfshiu malin e Shëngjinit u shkaktua nga një akt i papërgjegjshëm gjatë tentativës për djegien e disa mbeturinave, ndërsa policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin, 57-vjeçarin Bashkim Alija.Ky shtetas dyshohet se më datë 03.07.2026, në vendin e quajtur “Sakë”, në Shëngjin, ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë dhe djegur një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se nga ana e shtetasit të dyshuar është hequr DVR-ja e subjektit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua shtetasi Bashkim Alija, banues në Shëngjin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”, si dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”, pasi nga rënia e një guri u plagos një pasagjer në një automjet që po lëvizte në aksin Lezhë–Shëngjin.
Franca fitore të vështirë ndaj Paraguait, kualifikohet në çerekfinale
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes