Trump bisedë telefonike me Sheinbaum, presidenti amerikan zbulon se çfarë diskutuan
Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të enjte njoftoi se ka zvilluar një bisedë telefonike me homologen meksikane Claudia Sheinbaum. Trump e cilësoi telefonatën si produktive. Sipas tij ata diskutuan lidhur me tregtinë dhe ndërprerjen e trafikimit të drogës.
“Pata një bisedë telefonike shumë produktive me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës. Shkoi jashtëzakonisht mirë për të dy vendet. Pjesa më e madhe e saj u përqendrua në kufi, ndalimin e trafikut të drogës dhe tregtinë”, shkroi Trump në Truth Social .
“Do të flasim përsëri së shpejti dhe, në fund të fundit, do të caktojmë takime në vendet tona përkatëse. Meksika ka një udhëheqës të mrekullueshëm dhe shumë inteligjent – Ata duhet të jenë shumë të lumtur për këtë”, shtoi ai.
Sheinbaum shkroi se me Trump ranë dakord që të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku.
Kjo telefonatë vjen në një kohë kur Trump ka shkëmbyer kritika të ashpra me presidentin kanadez Mark Carney, duke kërcënuar me tarifa 100% nëse vendi arrin një marrëveshje me Kinën.
Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme