Trump dhe Vance akuzojnë Zelenskyn: Po tregon mungesë respekti për vendin

28 Shkurt 2025 | 19:27

Nga takimi që po zhvillohet në Zyrën Ovale midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pasur vazhdimisht tensione gjatë bisedimeve.

Nënpresidenti amerikan JD Vance kritikoi presidentin ukrainas Zelensky, duke i thënë se është “i pasjellshëm” që shkon në Zyrën Ovale dhe debaton përpara mediave amerikane.

“Kam nënshkruar një marrëveshje për një armëpushim në vitin 2019, isha i siguruar se marrëveshja do të mbahej por Putin e theu atë armëpushim, duke nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në 2022”, tha Zelensky.

Ndërkohë Vance shtron pyetjen: “Ai nuk e bëri atë, për çfarë lloj diplomacie po flisni?

“Unë mendoj se është mungesë respekti për ju që të vini në Zyrën Ovale dhe të përpiqeni ta diskutoni këtë para mediave amerikane”, tha Vance.

Edhe Presidenti Trump mesa duket është ndjerë i mos respektuar nga Zelensky dhe shton se Amerika ka bërë shumë më tepër për Ukrainën se çdokush tjetër.

“Ajo që po bëni është mungesë respekti për vendin, ky vend që ju ka mbështetur shumë më tepër se çdokush dhe shumë njerëz”, tha Trump.

Zelensky kundërpërgjigjet se ka treguar gjithë respektin për SHBA-të.

Zëvendëspresidenti Vance ka ndërhyrë përsëri në bisedime duke  pyetur Presidentin e Ukrainës nëse e ka shprehur mirënjohjen një herë gjatë gjatë gjithë takimit.

“Kam thënë faleminderit shumë herë”, tha Zelensky.

Më pas Vance e ashpërsoi më tej kritikën, duke i kujtuar Zelenskyt se kishte shkuar në Pensilvani për të bërë fushatë për opozitën, duke iu referuar ndalesës së tij atje gjatë fushatës elektorale për të vizituar një fabrikë armësh.

“Ju shkuat në Pensilvani dhe bëtë fushatë për opozitën në tetor. Ofroni disa fjalë vlerësimi për SHBA-në dhe presidentin që po përpiqet të shpëtojë vendin tuaj.”

Në mesin e këtij diskutimi, Trump i drejtohet Zelenskyt: “Vendi juaj është në telashe të mëdha”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026