Trump dhe Zelensky do të takohen në Uashington pas telefonatës me Putinin

17 Tetor 2025 | 08:13

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Uashington këtë të premten, ndërsa ky i fundit do të shqyrtojë nëse do ta pajisë Ukrainën me raketa Tomahawk.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi Trump tha se kishte bërë një telefonate me Presidentin rus Vladimir Putin, ku palët ranë dakord të zhvillonin bisedime ballë për ballë në Hungari, për luftën në Ukrainë.

Trump tha se telefonata, e para me Putinin që nga mesi i gushtit, ishte “shumë produktive”, duke shtuar se ekipet nga Uashingtoni dhe Moska do të takohen javën e ardhshme.

Ndërsa Zelensky mbërrin në SHBA, vizita e tij e tretë që nga janari, tha se Moska ” do të tërhiqej për të biseduar me Trump sapo të dëgjonte për Tomahawkët”.

I pyetur nga gazetarët këtë javë nëse Trump po shqyrtonte dhënien e raketave Tomahawk për Ukrainën, ai tha: “Do ta shohim… Mund ta bëj.”

Ndërkohë, i pyetur përsëri për të njëjtën perspektivë pas telefonatës së tij me Putinin, Trump tha se “nuk mund t’i shterojmë” rezervat amerikane të Tomahawk-ve, duke shtuar “edhe ne kemi nevojë për to… kështu që nuk e di se çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë”.

Duke shkruar në platformën e tij “Truth Social” pas përfundimit të telefonatës me Putinin, Trump tha se ai dhe presidenti rus “kaluan shumë kohë duke folur për tregtinë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Ai tha se “këshilltarët e nivelit të lartë” nga të dy vendet do të takohen në një vend të paspecifikuar javën e ardhshme, me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, që do të kryesojë delegacionin amerikan.

Trump tha gjithashtu se do ta informonte Zelenskyn mbi bisedimet e tij me Putinin, duke shtuar: “Unë besoj se është bërë përparim i madh me bisedën telefonike të sotme”.

Disa orë para telefonatës Trump-Putin, Rusia nisi një nga sulmet e saj më të mëdha të vitit ndaj Ukrainës, duke përfshirë 28 raketa balistike dhe 320 dronë, sipas ambasadores së Ukrainës në SHBA, Olga Stefanishyna.

Stefanishyna tha se nisja e sulmeve ajrore të Rusisë gjatë natës në Ukrainë përpara thirrjes telefonike “zbulon qëndrimin e vërtetë të Moskës ndaj paqes”.

Trump ka ndjekur një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Putinit lidhur me luftën në Ukrainë, që kur samit ballë për ballë në Alaska në gusht dështoi të dërgonte në një vendim përfundimtar në përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026