Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Mein
Sekretarja e Shtetit në Mein ka larguar emrin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga fletvotimi për zgjedhjet presidenciale, duke u thirrur në një klauzolë të Kushtetutës që ka të bëjë me kryengritjen.
Shenna Bellows bëhet zyrtarja e parë zgjedhore që ndërmerr një veprim të njëanshëm, përderisa Gjykata Supreme amerikane pritet të vendosë nëse Trump do të mund të garojë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Trump konsiderohet kandidati kryesor për të marrë nominimin nga republikanët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Vendimi i sekretares Bellows pason vendimin e marrë më herët gjatë këtij muaji nga Gjykata Supreme në Kolorado që diskualifikojë Trumpin nga gara zgjedhore, duke u thirrur në pikën 3 të amendamentit 14 të Kushtetutës amerikane. Në atë vendim thuhej se derisa Gjykata Supreme amerikane të vendosë për çështjen, Trumpit do t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje sipas kësaj dispozite të Kushtetutës që i përket epokës së Luftës Civile dhe e cila ndalon personat “e përfshirë në kryengritje” që të mbajnë post institucional.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta