Trump: Do hakmerremi për vdekjen e ushtarëve amerikanë

2 Mars 2026 | 08:01

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni do të hakmerret për vdekjen e ushtarëve amerikanë dhe do t’i japë goditjen më ndëshkuese regjimit iranian.

Në videomesazhin e tij, mbi konfliktin me Iranin në platformën Truth Social, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara janë në mes të një operacioni masiv, i cili siç tha ai ka të bëjë jo vetëm me sigurinë e periudhës së tanishme, por edhe të brezave të ardhshëm. 

“Si një komb i vetëm, ne vajtojmë për patriotët e vërtetë amerikanë që kanë bërë sakrificën më të madhe për vendin tonë, ndërsa vazhdojmë misionin e drejtë për të cilin ata dhanë jetën. Fatkeqësisht, ka mundësi që të humbin më shumë jetë para se të përfundojë kjo betejë, por do të bëjmë çdo gjë të mundshme që kjo të mos ndodhë. Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t’u japë një goditje të ashpër terroristëve që kanë kryer veprime kundër njerëzimit. Një regjim iranian i pajisur me raketa me rreze të gjatë dhe armë bërthamore do të përbënte një kërcënim të tmerrshëm për çdo amerikan.”-tha Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026

Rreth 300 produksione të Netflix kanë përdorur mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale në një fazë të prodhimit të tyre deri më tani në vitin 2026...
13:21 | 17/07/2026