Trump: Do ta shihni sa seriozisht e kam Groenlandën

21 Janar 2026 | 07:28

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ashpërsuar deklaratat për marrjen e kontrollit të Groenlandës, duke thënë se “nuk ka kthim prapa” dhe se territori është “thelbësor” për sigurinë globale. I pyetur në Shtëpinë e Bardhë se sa larg është i gatshëm të shkojë, ai u përgjigj shkurt: “Do ta zbuloni vetë”, pa përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake.

Deklaratat e Trump kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi për një “botë pa rregulla”, ndërsa BE-ja dhe Kanadaja riafirmuan mbështetjen e plotë për sovranitetin e Groenlandës dhe Danimarkës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti të panegociueshëm sovranitetin e tyre dhe kritikoi tarifat e reja të propozuara nga Trump.

Nga ana tjetër, autoritetet e Groenlandës thanë se banorët janë të hutuar nga pretendimet amerikane. Ministrja Naaja Nathanielsen theksoi se Groenlanda nuk dëshiron të bëhet pjesë e SHBA-së dhe kërkoi respekt për kulturën dhe të drejtën e vetëvendosjes. Ndërkohë, tensionet mes SHBA-së dhe Evropës po rriten, me kërcënime për tarifa të reja dhe masa hakmarrëse tregtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se po nominon Keith Sonderling për të shërbyer si Sekretar i Punës i SHBA-së. “Është nder i madh për...
07:51 | 30/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për sigurinë online të fëmijëve

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një paketë dypartiake për rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet, duke shënuar herën e parë...
07:46 | 30/06/2026

Raporti, Izraeli përgatit një plan vendbanimesh që synon 100 vende në Bregun Perëndimor

Grupet e kolonëve izraelitë kanë hartuar një plan për të marrë kontrollin e rreth 100 pikave strategjike në Zonën A të Bregut Perëndimor të pushtuar,...
07:22 | 30/06/2026