Kina kufizon fluturimet e avionëve të vegjël pas aksidentit në Pekin
Autoritetet kineze kanë vendosur kufizime për operatorët privatë të aviacionit, duke pezulluar fluturimet e avionëve të lehtë me krahë të fiksuar pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në një nga ndërtesat më të larta të Pekinit javën e kaluar.
Nga aksidenti humbi jetën piloti, ndërsa 13 persona të tjerë mbetën të plagosur, pasi avioni u përplas me Kullën CITIC (China Zun), rrokaqiellin më të lartë në kryeqytetin kinez.
Sipas gazetës britanike Financial Times, operatorët e avionëve të vegjël dhe kompanitë e fluturimeve pa motorë janë urdhëruar të ndalojnë aktivitetin e tyre pas incidentit. Gjithashtu janë pezulluar edhe shërbimet e parashutizmit dhe paraglidingut në kuadër të një urdhri kombëtar për kontrollin e hapësirës ajrore që mbulon fluturimet rekreative.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasin kufizimet.
Avioni i përfshirë në aksident ishte një Sunward SA60L Aurora, një avion sportiv i lehtë me dy vende, i prodhuar në Kinë. Pamjet nga vendngjarja treguan mbeturina që binin nga kulla 528 metra e lartë pas përplasjes, ndërsa pjesa e bishtit të avionit u gjet në tokë.
Autoritetet në Pekin kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas të dhënave të Flightradar24, aktiviteti i avionëve privatë në Kinë, me përjashtim të fluturimeve komerciale dhe të transportit të mallrave, ra ndjeshëm një ditë pas incidentit.
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend