‘Trump do t’i japë fund luftës’-Zelensky: Si ndryshojnë gjërat me administratën e re

16 Nëntor 2024 | 15:08

Presidenti ukrainas ka shprehur bindjen se lufta me Rusinë do të përfundojë më shpejt pasi Donald Trump të marrë detyrën si president i Shteteve të Bashkuara.

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka pasur një “shkëmbim konstruktiv” të pikëpamjeve me Trump gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me të pas fitores në zgjedhjet presidenciale.

Ai nuk ka thënë nëse Trump kishte bërë kërkesa lidhur me  bisedimet e mundshme me Rusinë, por ka theksuar se gjatë bisedës nuk kishte dëgjuar asnjë kundër pozicionit të Kievit.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se prioriteti i tij do të jetë fundi i luftës dhe ndalja e asaj që e ka quajtur “përtharja e të ardhurave amerikane” nga ndihma për Ukrainën.

“Është e sigurt se lufta do të marrë fund me politikat që do të ndjekë ekipi i ri që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë. Kjo është qasja e tyre, premtimi i tyre për qytetarët”, ka deklaruar Zelensky në një intervistë për organin mediatik ukrainas “Suspilne”.

Ai ka shtuar se Ukraina duhet të bëjë gjithçka që ky konflikt të përfundojë vitin e ardhshëm, përmes mjeteve diplomatike.

“Aktualisht situata në terren është e vështirë, pasi forcat ruse po avancojnë”, ka thënë më tej Zelensky, duke shtuar se ligji amerikan i lejon atij të takohet me Trump vetëm pas marrjes së detyrës më 20 janar.

Trump dhe Zelensky kanë pasur një marrëdhënie të gjatë dhe të trazuar. Në vitin 2019, presidenti i rizgjedhur u inkriminua për akuzat se i kishte bërë presion liderit ukrainas për të nxjerrë informacione që do të dëmtonin familjen Biden.

Por pavarësisht diferencës së moshës, Trump ka insistuar se ka një marrëdhënie të mirë me Zelenskyn. Kur dyshja u takua në shtator në Nju Jork, miliarderi i pasurive të patundshme tha se kishte mësuar shumë nga takimi dhe se do ta zgjidhte konfliktin shumë shpejt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026