Trump drejt inkriminimit, prokurorët refuzojnë marrëveshjen
Prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James i ka hapur rrugë inkriminimit të Donald Trump, lidhur me çështjen që ka në fokus kompaninë e tij familjare, Trump Organization.
Lajmin e bën të ditur “New York Times”, sipas të cilës, zyrtarja e lartë ka refuzuar një propozim të ish-presidentit për të gjetur një marrëveshje që do t’i jepte zgjidhje çështjes.
Por përveç se e ka refuzuar ofertën në fjalë, kryeprokurorja po konsideron edhe procedimin e të paktën një prej fëmijëve të miliarderit të pasurive të patundshme: Ivanka, Eric dhe Donald Junior, të cilët kanë qenë gjithashtu drejtues të kompanisë, që akuzohet për evazion fiskal dhe shkelje të shumta financiare.
Por ky nuk është i vetmi telash për Trump. Ndaj tij vazhdojnë hetimet për përvetësimin e dokumenteve të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë, të cilat u konfiskuan muajin e kaluar nga agjentët e FBI-së në rezidencën e tij në Florida.
Ndonëse lidhur me këtë çështje ai arriti një sukses të moderuar pasi gjykata pranoi kërkesën e tij për caktimin e një avokati të pavarur që do të shqyrtojë dokumentet, pozitat e tij kanë pak gjasa të përmirësohen.
Gjithashtu, në shkurt të 2023-shit, ish-presidentin e pret një tjetër gjyq, këtë herë për ngacmim seksual.
LEXONI GJITHASHTU:
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset