Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE

23 Janar 2025 | 07:39

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka emëruar Andrew Puzder, i cili ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i rrjetit të restoranteve fastfood ‘CKE Restaurants’, për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian.

Vendimi vjen një ditë pasi udhëheqësi i ri amerikan u zotua të godasë BE-në me tarifa.

Zoti Puzder u propozua për të qenë sekretar i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë të zotit Trump, por u tërhoq mes shqetësimeve se nuk do të mund të siguronte mjaftueshëm vota në Senat për t’u konfirmuar.

Presidenti Trump thotë se defiçiti tregtar mes SHBA-së dhe BE-së është në nivele shqetësuese.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne ndaj tarifat janë e vetmja mënyrë për të patur drejtësi”, tha ai të martën, duke përsëritur komentet e bëra ditën kur mori detyrën.

Presidenti Trump i dha zë shqetësimit të tij mbi tarifat gjatë komenteve për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë pasi mori detyrën, por nuk vendosi menjëherë tarifa siç kishte premtuar gjatë fushatës së tij. Zoti Trump ka kërcënuar gjithashtu me tarifa Meksikës, Kanadanë dhe Kinën.

“Andy do të bëjë një punë të shkëlqyer duke përfaqësuar interesat e kombit tonë në këtë rajon të rëndësishëm”, tha presidenti ndërsa njoftoi emërimin e tij për ambasador të SHBA-së në BE.

Kur u emërua si sekretar i Punës gjatë administratës së parë Trump, zoti Puzder ishte në qendër të një vorbulle polemikash, ankimesh e konfliktesh të mundshme.

Në vitin 2017 ai pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin punësuar një person padokumente.

Ai u përball gjithashtu me një mori ankesash dhe çështjesh ligjore të ngritura nga punonjës kundër bizneseve të tij.

Zoti Puzder ka qenë drejtor ekzekutiv i ‘CKE Restaurants’, nga viti 2000 deri në 2017.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026