Trump emëron Erika Kirk në bordin kryesor këshillues të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së

10 Mars 2026 | 20:01

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Erika Kirk, vejushën e aktivistit të djathtë të vrarë Charlie Kirk  në një bord kyç këshillimor të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së.

37-vjeçarja i bashkohet një numri besnikësh të tjerë të presidentit në panelin prej 16 anëtarësh të bordit të vizitorëve të akademisë.

Burri i Kirkut, i cili u qëllua dhe u vra në shtator gjatë një fjalimi në Universitetin e Luginës së Utahut, u emërua nga Trump në bord një vit më parë dhe shërbeu deri në vdekjen e tij.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, tha se Erika Kirk ishte një zgjedhje perfekte për të pasuar bashkëshortin e saj.

“Charlie Kirk shërbeu me krenari në bord, duke frymëzuar jo vetëm brezin e ardhshëm të ushtarakëve, por edhe miliona njerëz në mbarë botën me besimin e tij të guximshëm të krishterë, mbrojtjen e së vërtetës dhe dashurinë e thellë për atdheun”, tha ajo.

Nuk pati asnjë njoftim zyrtar nga akademia për ngritjen në detyrë të saj, gjë që u raportua të martën nga gazeta Hill dhe media të tjera politike. Por emri i saj është shtuar tashmë në listën e anëtarëve si një nga pesë të emëruarat aktuale të Trump, me një vend vakant.

Persona të tjerë të emëruar nga presidenti në mars të vitit 2025 përfshijnë senatorin republikan të Alabamës, Tommy Tuberville, dhe Dina Powell, e cila ishte zëvendëskëshilltare e sigurisë kombëtare për strategji gjatë administratës së parë Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin

Kryeministri hungarez Peter Magyar po kërkon rimbursimin e gjobës ditore prej 1 milion eurosh për emigracionin që Bashkimi Evropian i ka vendosur vendit të tij....
13:35 | 17/07/2026

Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste

Andy Burnham u konfirmua këtë të premten si udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Britani, duke zëvendësuar Keir Starmer. Përpara se Burnham...
13:27 | 17/07/2026

Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026

Rreth 300 produksione të Netflix kanë përdorur mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale në një fazë të prodhimit të tyre deri më tani në vitin 2026...
13:21 | 17/07/2026