‘Trump fshehu dokumente’, agjentët u ndaluan të kontrollonin një magazinë
Ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente gjatë kontrollit të ushtruar nga FBI-së në pronën e tij gjatë muajit qershor.
Në një dosje gjyqësore, departamenti amerikan i Drejtësisë nënvizon se “ka të ngjarë që u bënë përpjekje për të penguar hetimin e qeverisë”.
Ata pretenduan se agjentët ishin “ndaluar në mënyrë eksplicite” të kontrollonin një dhomë magazinimi në rezidencën e Trump , në Mar-a-Lago.
Të dhënat e tjera ka të ngjarë të jenë “fshehur dhe hequr” nga një dhomë magazinimi, thanë zyrtarët.
Shefi i kundërzbulimit të Departamentit të Drejtësisë, Jay Bratt, tha se FBI ishte në gjendje të rimarrë një numër dokumentesh të klasifikuara që ekipi i Trump nuk i kishte dorëzuar. Bratt shtoi se “përzierja” e sendeve personale të Trump me dokumente të klasifikuara është “provë relevante e veprave ligjore nën hetim”.
Pas kontrollit të qershorit, ekipet e FBI kontrolluan sërish pronën e ish presidentit në gusht.
Presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mail-et e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar – dhe FBI po heton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrën jo të duhur të dhënat duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në janar 2021.
Trump ka mohuar çdo akuzë duke theksuar se materialet ishin deklasifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja
Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset