Trump ftesë Erdoganit dhe presidentit egjiptian që të bashkohen në “Bordin e Paqes” për Gazën

17 Janar 2026 | 14:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mësohet se i ka dërguar një letër homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan ku e fton të bëhet anëtar i “Bordit të Paqes” për Gazën. Ftesën e marrë e njoftoi të shtunën presidenca turke.

“Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, me Rezolutën 2803, vendosi të mbështesë Planin Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Brenda këtij kuadri, në Gaza po krijohet një Këshill Paqeje dhe organe përgjegjëse për sigurimin e sigurisë dhe rindërtimit. Më 16 janar 2026, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në cilësinë e kryetarit themelues të Këshillit të Paqes, dërgoi një letër duke ftuar Presidentin tonë, Recep Tayyip Erdogan, të bëhet anëtar themelues i Këshillit të Paqes”, njofton presidenca.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelati deklaroi në një konferencë për shtyp se Trump i ka dërguar ftesë edhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka dënuar “shkeljen e marrëveshjes” në një deklaratë të ndarë nga agjencia e lajmeve Mehr e vendit, duke thënë...
19:09 | 18/07/2026

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët

Finlanda kufizoi përkohësisht trafikun ajror dhe detar në Gjirin lindor të Finlandës të shtunën si një masë paraprake kundër një kërcënimi të mundshëm nga dronë,...
18:16 | 18/07/2026

I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
17:14 | 18/07/2026