Trump i zhgënjyer nga Zelensky: Nuk është gati për paqen

8 Dhjetor 2025 | 19:02

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është gati të nënshkruajë propozimin e Shteteve të Bashkuara që i jep fund luftës në Ukrainë.

Trump ka kritikuar Zelenskyn pasi negociatorët amerikanë dhe ata ukrainas përfunduan tre ditë bisedime që synonin zgjidhjen e kontrasteve lidhur me propozimin e Uashingtonit.

Në një takim me gazetarët, Trump ka sugjeruar se lideri ukrainas nuk po lejon që negociatat të ecin përpara.

“Jam paksa i zhgënjyer që presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Populli i tij e adhuron, por ai jo”, ka thënë Trump, i cili ka komentuar edhe qasjen e Rusisë.

“Rusia, besoj, është dakord me të, por nuk jam i sigurt nëse edhe Zelensky është. Ai nuk është gati”, ka vijuar Trump.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka shprehur publikisht aprovimin për planin e Shtëpisë së Bardhë. Javën e kaluar ai tha se disa pjesë të planit nuk ishin funksionale, edhe pse drafti origjinal anonte ndjeshëm në favor të Moskës.

Trump ka pasur një marrëdhënie sa të ngrohtë aq edhe të ftohtë me Zelenskyn që nga nisja e mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Disa herë ai ka argumentuar se lufta kishte harxhuar paratë e taksapaguesve amerikanë dhe ka vazhdimisht i ka bërë thirrje Kievit që t’i dorëzojë një pjesë të territorit Moskës, me qëllim fundin e luftës thuajse 4-vjeçare.

Nga ana e tij, Zelensky tha së fundmi se kishte pasur një bisedë telefonike “domethënëse” me zyrtarët amerikanë të angazhuar në bisedimet me delegacionin ukrainas në Florida.

“Ukraina është e vendosur të vijojë bashkëpunimin në mirëbesim me palën amerikane për të arritur paqen”, shkroi ai ditën e shtunë në rrjetet sociale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026