Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të marrë fund

10 Maj 2026 | 20:44

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se “ka luajtur lojëra dhe ka tallur Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës për 47 vjet”, duke paralajmëruar se kjo “do të ndalet”. Deklaratat ai i bëri përmes një postimi të gjatë në rrjetin social Truth Social.

“Për 47 vjet, iranianët na kanë tallur, na kanë lënë të presim, kanë vrarë njerëzit tanë me bomba në rrugë, kanë shtypur protestat dhe së fundmi kanë masakruar mijëra protestues të pafajshëm e të paarmatosur. Ata kanë qeshur me vendin tonë, por tani nuk do të qeshin më”, shkruan Trump.

Ai sulmoi edhe ish-presidentin amerikan Barack Obama, duke e akuzuar se i ka dhënë Iranit mbështetje dhe përfitime të mëdha financiare gjatë mandatit të tij.

“Sipas Trump, administrata Obama i dha Iranit qindra miliarda dollarë, përfshirë edhe 1.7 miliardë dollarë para në dorë të transportuara drejt Teheranit. Ai pretendon se kjo i dha regjimit iranian një mundësi të re dhe dëmtoi aleatët tradicionalë të SHBA-së, përfshirë Izraelin”, thuhet në postim.

Trump nuk kurseu as pasardhësin e Obamës, Joe Biden, të cilin e kritikoi ashpër, duke e cilësuar si një president të dobët.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ish-presidenti amerikan vijon retorikën e fortë ndaj Teheranit dhe administratave demokrate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026