Trump: Irani kërkon me ngulm marrëveshje, synimi është çarmatimi bërthamor

9 Korrik 2026 | 07:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin, por shprehu dyshime nëse Teherani do ta respektojë atë.

I pyetur nga gazetarët nëse SHBA po i afrohet një konflikti të plotë ushtarak me Iranin, Trump u përgjigj se nuk e di, por shtoi se, nëse kjo do të ndodhte, Shtetet e Bashkuara do ta fitonin “shumë shpejt”.

Ai përsëriti gjithashtu pretendimin se SHBA-të kanë “fituar ushtarakisht” ndaj Iranit, duke thënë se vendit i “ka mbetur shumë pak” dhe se është i interesuar të negociojë.

“Ata telefonuan pak më parë. Duan shumë të bëjnë një marrëveshje, por nuk e di nëse janë të denjë për një marrëveshje. Nuk e di nëse do ta respektojnë atë, ky është problemi”, tha Trump.

Duke folur në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump theksoi se situata nuk duhet parë si një luftë, por si një përpjekje për të penguar Iranin të zotërojë armë bërthamore.

“Në të vërtetë nuk është aq shumë luftë. Bëhet fjalë për çarmatimin bërthamor të Iranit. Qëllimi është të mos lejohet Irani të ketë armë bërthamore dhe besoj se të gjithë duhet ta mbështesin këtë”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se gjatë mandatit të tij ka kontribuar në përfundimin e tetë konflikteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer një tjetër valë sulmesh gjatë natës, duke rritur më tej tensionet në Lindjen e Mesme. Ushtria amerikane kreu...
08:05 | 09/07/2026

Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit

Çmimet e naftës u rritën me 1% këtë mëngjes në Azi, duke vazhduar të rriten pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të mërkurën se...
08:01 | 09/07/2026

Trump lëshon deklaratën për Iranin: Sa herë që na godasin, ne do t’i godasim 20 herë

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar sulmet e kryera sot ndaj Iranit, gjatë një bisede me gazetarët në bordin e Air Force One. “Ne thjesht...
07:57 | 09/07/2026