Trump: Irani tani dëshiron paqen, marrëveshja për Gazën është një hap i madh
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar gjerësisht mbi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ku foli për marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në Rripin e Gazës.
“Gjithçka u arrit që marrëveshja të miratohej nga të dyja palët”, u shpreh Trump, duke nënvizuar rolin e SHBA-ve në këtë proces diplomatik.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë e sulmit të ndërmarrë ndaj Iranit më herët gjatë këtij viti, duke thënë se ai ishte vendimtar për të penguar avancimin bërthamor të Teheranit.
“Mendoj se sulmi ishte shumë i rëndësishëm ndaj Iranit, sepse, le të themi se kjo nuk ndodhi, ata ndoshta do të kishin deri tani një armë bërthamore, armë të shumta bërthamore. Edhe nëse do të nënshkruanim një marrëveshje, do të kishte një re të madhe të errët mbi të, dhe nuk do të ishte e njëjta gjë”, deklaroi Trump.
Ai shtoi se Irani ka dhënë sinjale për një qasje më paqësore dhe është shprehur në mbështetje të marrëveshjes.
“Ata na kanë informuar dhe kanë pranuar se janë plotësisht në favor të kësaj marrëveshjeje. Ata mendojnë se është një gjë e shkëlqyer. Do të donim t’i shihnim ata të jenë në gjendje të rindërtojnë edhe vendin e tyre, por ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, theksoi presidenti.
Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
“Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente